Afate & Kushte

Kjo faqe përcakton Afatet e Kushtet (“Afatet” e “Kushtet”) në bazë të të cilave është e mundur të përdoret HR.com.al (“Faqja Web”). Jeni i lutur që të lexoni me kujdes këtë faqe. Nëse nuk i pranoni Afatet e Kushtet siç përcaktohen këtu, mos e përdorni këtë faqe Web dhe shërbimin. Duke përdorur këtë faqe Web, pranon me kënaqësi që të jeni ligjërisht i lidhur me Afatet e Kushtet. HR.com.al mundt’i rishikojë këto afate e kushte në çdo moment e të përditësojë publikimin. Duhet të vizitosh periodikisht këtë faqe për të parë sërish Afatet e Kushtet, pasi janë të detyrueshme për ty. Termat “Ti” e “Përdorues” që përdoren këtu i referohen të gjithë individëve dhe/ose njësive që kanë akses në këtë faqe Web për çfarëdo lloj arsye.


 Përdorimi i Website

HR.com.al autorizon pamjen dhe shkarkimin e një kopjeje të vetme të materialit në faqen e internetit vetëm për përdorim personal dhe jo- komercial. Përmbajtja e kësaj faqeje interneti, si teksti, grafika, imazhet, logot, ikonat e butonave, softwar dhe përmbajtje të tjera në faqen e internetit (“Përmbajtja e faqes”) mbrohen nga ligjet shqiptare që lidhen me të drejtën e autorit, markat tregtare si dhe ligje të tjera. E gjithë përmbajtja e faqes Web është në pronësi të HR.com.al ose shërbimit, të përmbajtjes apo klientëve të tij. Përmbledhja (grumbullimi, vënia në dispozicion si dhe montimi) e përmbajtjeve të kësaj faqe është pronë ekskluzive e klientit dhe mbrojhet nga ligjet e të drejtës së autorit. Përdorimi i paautorizuar i përmbajtjes së faqes Web mund të shkelë të drejtën e autorit, markën tregtare dhe ligjet e tjera. Nevojitet që të ruhen të drejtat e autorit, markat tregtare dhe njoftimet e tjera të pronësisë që përfshihen në faqen elektronike origjinale. Ju nuk mund të shisni ose të modifikoni përmbajtjen e faqes Web, të bëni publike, të shpërndani apo të përdorni përmbajtjen e faqes për qëllime publikeo o tregtare. Ndalohet përdorimi i përmbajtjes së kësaj faqe Web në ndonjë faqe tjetër a ndonjë rrjet kompjuterik për çdo lloj qëllimi.

 

Miratimi i përdorimit të faqes

Rregullat e përgjithshme: Përdoruesit nuk mund të përdorin faqen e internetit për të parë, transmetuar, shpërndarë, arkivuar apo për të fshirë materialin e paraqitur. (a) në kundërshtim me çdo ligj o rregullore në fuqi, (b) në mënyrë të tillë që cënon të drejtën e autorit, markën tregtare, sekretin tregtar ose të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale kundrejt palëve të treta apo nëse cënon privatësinë, reklamën dhe të drejtat e tjera personale të palëve të treta; (c) çdo gjë që sipas këndvështrimit tonë mund të jetë shpifëse, ofenduese, vulgare, e turpshme, ngacmuese, kërcënuese, raciste, diskriminuese apo që shkakton ankth e shqetësim për cilindo person.


Faqja e HR.com.al mund të përdoret vetëm për qëllime ligjore nga punëkërkuesit, informacione në lidhje me karrierën, trajnimet si dhe punëdhënësit që janë në kërkim të personelit. HR.COM.AL nuk lejon çfarëdolloj përdorimi të çdo faqe Web HR.com.al e të gjithë përdoruesit duhet të angazhohen të mos i përdorin në rastet e mëposhtme:

  • Publikimi i informacioneve biografike jo të plota, të flasifikuara apo të pasakta që nuk janë pjesë e CV tënde (individ i gjallë që kërkon punë me kotë plotë apo me kohë të pjesshme për llogari të vet).
  • Publikim të një CV që përfshin të gjitha detajet e kontaktit, edhe për rastet kur bëhet fjalë për një punëdhënës aktual ose të mëparshëm, emra, shoqëri apo organizata që mund të kontaktojnë realisht kandidatin nëpërmjet këtij publikimi.
  • Publikimi i ekskluzivitetit, skemave, “anëtarësime në klub”, shpërndarje agjensish të përfaqësive tregtare apo mundësi të tjera për të cilat nevojiten pagesa paraprake dhe periodike, kur paguhen vetëm komisione (pa pagë të konsiderueshme), por që kërkon rekrutimin e anëtarëve të tjerë, nën-shpërndarës ose nën-agjentë.
  • Përdorimi i të dhënave të CV në HR.com.al për cilindo qëllim të ndryshëm nga i punëdhënësit që kërkon personel për punë specifike, në përdorimin e informacioneve i bankës së të dhënave të CV për të shitur apo promovuar prodhime apo shërbime, për t’u bashkuar në një franchising, skema, “anëtarësime në klub”, shpërndarje agjensish të përfaqësive tregtare apo mundësi të tjera për të cilat nevojiten pagesa paraprake dhe periodike, kur paguhen vetëm komisione (pa pagë të konsiderueshme), por që kërkon rekrutimin e anëtarëve të tjerë, nën-shpërndarës ose nën-agjentë apo për t’u regjistruar me skeda të tjera pune o CV.
  • Dërgimi i postës që nuk kërkohet, e-mail o SMS / tekste me mesazh, të kryhen telefonata të pakëndshme apo të dërgohen fax të panevojshëm që lidhen me promovimet dhe/ose reklamimin e produkteve apo shërbimeve drejt një përdoruesi të faqes Web.
  • Fshirja apo rishikimi i çdolloj materiali të publikuar nga cilido individ apo njësi tjetër.
  • Nëse disponohet një fjalëkalim që lejon akses në një zonë të kësaj faqeje Web që nuk është bërë publike, të përhapen apo t’i përcjellin fjalëkalimin palëve të treta ose t’a përdorin këtë të fundit për qëllime të paautorizuara.
  • Përpjekje për të dëshifruar software që përfshin apo në ndonjë mënyrë është pjesë e secilës faqe të klientit.
  • Përmbledhja, kopjimi apo dublikimi në cilëndo mënyrë i përmbajtjes së faqes së internetit.
  • Inkuadrimi ose lidhja me ndonjë përmbajtje interneti.
  • Publikimi i punëve ku i kërkohet aplikantit të përcjellë informacion në lidhje me origjinën e tij racore ose etnike (ii) bindjet politike (iii) bindjet filozofike ose fetare (iv) anëtarësimin në ndonjë sindikatë (v) shëndetin fizik apo mendor (vi) jetën seksuale (vii) kryerjen e veprave penale ose proçese të ndryshme (vii) moshën.

  •  Kontribute të Përdoruesit

    Duke qenë se je në rolin e përdoruesit, je i përgjegjshëm për komunikimet e tua e pasojat e dërgimit të tyre. Nëse je dakord nuk duhet të bësh veprimet e mëposhtme: 


  • Të publikosh material që mbrohet me ligj për të drejtën e autorit vetëm në rastin kur ti je autori i kësaj të drejte apo kur ke lejen e autorit për t’a publikuar.
  • Të publikosh material që zbulon sekrete tregtare vetëm në rast se je në zotërim të këtyre të fundit apo zotëron lejen e titullarit të tyre për t’a ekzekutuar publikimin.
  • Të publikosh material që shkel të drejta të tjera intelektuale, të privatësisë apo të drejta reklamimi të të tjerëve.
  • Të publikosh material shpifës, ofendues, vulgar, të turpshëm, ngacmues, kërcënues, racist, diskriminues apo që shkakton ankth e shqetësim tek cilindo person apo njësi.
  • Të publikosh një pamje apo një deklaratë me përmbajtje të qartë seksuale.
  • Të publikosh lajmërime apo thirrje për biznes.
  • Të hidhni shkronja, skema, piramida apo të hiqeni si dikush tjetër.
  • Të publikosh material që përmban virus ose element të tjerë programimi për kompjutera që janë të destinuar për të dëmtuar, për të ndërhyrë negativisht o për të përgjuar çdolloj sistemi, të dhëna apo informacione.
  • Nëse nuk pajtoheni për sa më sipër, mund të fshihen pa paralajmërim këto ndërhyrje. Nëse tarifat i janë paguar konsumatorit për hedhjen e mesazheve të tilla ato nuk do të kthehen.

    Klienti duhet të përfshijë në përshkrimin e vendit të punës informacionet e mëposhtme:

  • Kualifikimet dhe/ose autorizimet që kërkohen në bazë të ligjit apo cilido organizëm profesional i përshtatshëm;
  • Nëse përfshihet shpërblimi, përshkrimi i vendit të punës duhet të përfshijë natyrën e punës, pozicionin, përvojën, trajnimet dhe / ose kualifikimet e kërkuara për një kandidat që të mund të marrë një pagesë të tillë; dhe / ose

  • Duke paraqitur këto informacione në çdo hapësirë publike ose jo publike të kësaj faqe interneti, ju jepni të drejtën e lejen e vazhdueshme, të pakthyeshme, nënligjore (duke përfshirë çdo të drejtë morale) dhe licencë për përdorim, që këto të dhënatë riprodhohen, modifikohen, përshtaten, publikohen, përkthehen, të shpërndahen, t’i komunikohen publikut, të shfaqen (në tërësi apo pjesërisht) në mbarë botën dhe / si dhe të inkuadrohen në vepra të tjera në çdo formë, nëpërmjet media-s ose teknologjish përgjatë kohëzgjatjes së të drejtave që ekzistojnë në lidhje me këto informacione. Ti gjithashtu garanto se titullari i çfarëdolloj të drejte, duke përfshirë të drejtat morale në përmbajtje të tillë, ka hequr dorë plotësisht nga të gjitha të drejtat e lartpërmendura dhe të jep në mënyrë të vlefshme e të parevokueshme të drejtën për të dhënë licencën e mësipërme. Përveç kësaj, lejon çdo parapagues të ketë akses, të shikojë, arkivojë dhe riprodhojë përmbajtje të tilla për përdorim personal. Pavarësisht nga sa më sipër, titullari i një përmbajtjeje të tillë të hedhur në faqen e internetit i ka të gjitha të drejtat që mund të ekzistojnë në përmbajtje të tilla. Janë të ndaluara fjalët kyçe “të fshehura” ose fjalët kyçe të parëndësishme në lajmërimin e punësimit ose që nuk janë pjesë e ndonjë lajmërimi të tillë.


    Regjistrimi dhe Fjalëkalimi

    Je i përgjegjshëm për ruajtjen e konfidencialitet të informacioneve e fjalëkalimit tënd. Do të mbash përgjegjësi për të gjitha përdorimet e regjistrimit tënd, pavarësisht faktit së je i autorizuar apo jo. Pranon të na lajmërosh menjëherë në rast përdorimesh të paautorizuar të regjistrimit ose fjalëkalimit tënd. 


    Përgjegjësia e klientit

    Kjo faqe shërben si vend ku punëdhënësit publikojnë mundësi për punësim dhe kandidatët të publikojnë CV-të dhe nuk censuron ofertat e paraqitura. Ne nuk përfshihemi në marrëveshjen aktuale mes punëdhënësve / klientëve / kandidatëve / përdoruesve. Rrjedhimisht, klienti nuk ka kontroll mbi cilësinë, sigurinë ose ligjshmërinë e punës, në CV-në e publikuar, në vërtetësinë o saktësinë e ofertave, mbi kapacitetet e punëdhënësve për të ofruar mundësi punësimi. Nuk kemi asnjë detyrim ligjor që të kontrollojmë informacionet e përcjella nga përdorues të tjerë, të vëna në dispozicion nga faqja Web.
    Për nga vetë natyra, informacionet e njerëzve të tjerë mund të jenë ofenduese, të dëmshme ose të pasaktë dhe në disa raste të gabuar. Ne presim që ju të bëni kujdes kur përdorni faqen e internetit dhe / ose faqet e tjera të konsumatorëve. Ju pranoni të jeni i vetmi përgjegjës për formën, përmbajtjen dhe saktësinë e çdo CV ose materiali që keni përcjellë në faqen e internetit. Punëdhënësit janë përgjëgjësit e vetëm për postimet e tyre. Ne nuk duhet të konsiderohemi punëdhënës përsa i përket përdorimit të faqes së internetit dhe nuk do të jemi përgjegjës për asnjë vendim lidhur me punësimin, për çfarëdo arsye, bërë nga ndonjë subjekt që publikon vendin e punës aty. Ne nuk garantojmë që interneti të funksionojë pa ndërprerje shërbimi apo që faqja e internetit dhe serveri të jenë të lira prej viruseve kompjuterike apo mekanizma të tjerë të dëmshëm. Nëse përdoret përmbajtja e faqes Web është e nevojshme mirëmbajtja apo zëvendësimi i pajisjeve e të dhënave e ne nuk jemi përgjegjës për këto shpenzime.


    Mospranimi i dëmeve të shkaktuara

    Në masën e caktuar me ligj, ne nuk do të jemi përgjegjës në asnjë rrethanë për ndonjë dëm (duke përfshirë, dëmet e rastësishme ose fitimet e humbura që rezulton nga humbja e të dhënave ose ndërprerja e biznesit) që rrjedh nga përdorimi ose paaftësia për të përdorur të tilla përmbajtje interneti.


    Përfundimi

    Ne gëzojmë të drejtën të ekzekutojmë të gjitha mjetet ligjore, duke përfshirë fshirjen e mesazheve nga kjo faqe dhe / ose ndërprerjen e menjëhershme të regjistrimit në faqen e internetit, në rast se hasen shkelje nga përdoruesi i Afateve dhe Kushteve ose nëse ne nuk jemi në gjendje të verifikojmë ose vërtetojmë ndonjë informacion që dërgoni në Faqe.


    Kompensimi

    Pranon të mbrosh, dëmshpërblesh punonjësit tanë, drejtorët dhe agjentët tanë nga dhe kundër çdo ankese, veprimi ose kërkese duke përfshirë, kostot e arsyeshme ligjore dhe kontabël, që lidhen ose rrjedhin nga (i) çdo material që përcillni në faqen e internetit, (ii) çdo përmbajtje në faqen e internetit që po përdorni ose (iii) shkeljet nga ana jote të Afateve e Kushteve.