Politika e Privatësisë

Politika e privatësisë e Portalit të Rekrutimit

HR.com.al është e angazhuar për mbrojtjen e të dhënave të tua personale. Ne ruajmë konfidencialitetin dhe respektojmë privatësinë tuaj. Është e rëndësishme që ju të dini si e trajtojmë ne informacionin që marrim nga ju përmes portalit online të rekrutimit (“Portali i Rekrutimit”).


Informacione Personale të Mbledhur nga Ne

Ne mbledhim të dhëna personale në lidhje me formularin e aplikimit(“Të dhënat e punësimit”). Kategoritë e të dhënave personale grumbullohen kur krijoni një llogari në Portalin e Rekrutimit ku përfshihet: emri, adresa, e-mail, numri i telefonit, arsimi, eksperienca, trajnimet profesionale dhe aktivitetete, liçensat dhe çertifikimet e mundshme, vendi i fundit i punës, statusi aktual i karrierës dhe informacione të tjera që hidhni në CV, etj.). Të gjitha informacionet e kërkuara janë në përputhshmëri me legjislacionin shqiptar në fuqi.


Si përdoren të Dhënat e Rekrutimit

Ne do t’i përdorim të dhënat e rekrutimit vetëm për proceset e punësimit duke përpunuar kërkesën tënde e duke dakordësuar me ty në lidhje me mundësitë e arsyeshme (“Qëllime të rekrutimit”). Çdo informacion i dërguar në Portalin e Rekrutimit; nëse regjistrohet do të bëhet menjëherë i disponueshëm për shqyrtim. Të dhënat e mësipërme të rekrutimit janë të përshtatshme për aplikim në pozicione jashtë Shqipërisë, duke përfshirë ofruesit e shërbimeve të palëve të treta jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (EEA). HR.com.al ka kryer kontrolle sigurie të përshtatshme për të siguruar që të dhënat personale të transmetueshme jashtë EEA janë të mbrojtura në mënyrën e duhur dhe përpunohen në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Në mënyrë që të ofrojmë shërbimin e kërkuar, ne mund të transferojmë ose të ndajmë herë pas here të dhënat e Rekrutimit me palët e treta që veprojnë për HR.com.al për përpunimin e mëtejshëm të tyre në përputhje me qëllimet e Rekrutimit ose për qëllime për të cilat ju keni rënë dakord. Duke ngarkuar të dhënat e tua të rekrutimit, konfirmoni gatishmërinë për të ndarë dhe ruajtur të dhënat tuaja të arkivuara nga HR.com.al, me filialet e saj, me agjentët dhe palët e tjera të treta që veprojnë për qëllime rekrutimi në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Shqipëri.


Të drejtat e tua

Ju mund të keni akses, të rishikoni, të përditësoni apo fshini çdo informacion personal që ndani me ne në çdo kohë nëpërmjet llogarisë suaj të Portalit të Rekrutimit. Të dhënat e Rekrutimit mbahen gjatë kohës së nevojshme për përmbushjen e qëllimit të Rekrutimit, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi. Do të ruajmë të Dhënat e Rekrutimit për një periudhë të caktuar në mënyrë që t'ju jaim informacione lidhur me pozicionet që mund të jenë me interes për ju dhe për të monitoruar përdorimin tuaj të Portalit të Rekrutimit. Të dhënat e Rekrutimit që nuk kanë nevojë të përpunohen ose do të fshihen në mënyrë të sigurt.


Si të na kontaktoni

Nëse ke pyetje mbi përdorimin, korrektimin apo fshirjen e të dhënave të punësimit që na ke përcjellë, të lutemi të na kontaktosh apo të na dërgosh e-mail në adresën [email protected]