Pyetje të shpeshta

Për ata që janë në kërkim të një pune

  • Tek HR.com.al, gjej butonin “Hyr” në të djathtë të faqes. Tabela e aksesit të përdoruesve përdoret vetëm nga punëkërkuesit që janë regjistruar tashmë në faqen tonë online. Kliko butonin Regjistrohu për tu regjistruar dhe zgjidh opsionin “Punëkërkues”. Vazhdo me plotësimin e formularit të kërkuar me të gjitha informacionet.
  • Nëse si një “Punëkërkues” nuk keni një CV të gatshme, mund ta krijoni atë lehtësisht përmes modelit tonë online. Ju mund të keni akses këtu duke shtypur butonin djathtas në të faqen kryesore. Nëse nuk keni një llogari në HR.com.al, mund ta krijoni duke klikuar në linkun “Regjistrohu” në dritaren Pop-up. Pasi të kryhet regjistrimi, në menunë Llogaria shko tek “CV-ja ime” dhe mund të plotësoni të gjitha fushat duke bërë një përshkrim të shkurtër të vetes, informacione lidhur me trajnimet e tua, me përvojat dhe gjuhët që njeh.
  • Për të ndryshuar fjalëkalimin e llogarisë tënde duhet të hysh në llogarinë tënde tek opsioni “Modifiko llogarinë”. Do të të kërkohet që të vendosësh fjalëkalimin e vjetër e të shtosh një të ri. Përditëso për të ruajtur ndryshimet.
  • Për të përditësuar CV-në tënde, duhet të hysh në llogarinë tënde tek opsioni “Krijo CV ”. Mund të ndryshosh fushat e arsimit, eksperiencën dhe kompetencat. Përditëso ndryshimet. Punëdhënësit në këtë mënyrë mund të evidentojnë CV-në tënde kur të kërkojnë për kandidatë potencialë.
  • Informacionet tuaja personale përfshirë CV-në tuaj, adresën e emailit dhe numrin e telefonit mund të shikohen nga kompanitë të cilat kanë ofruar punën për të cilën ju keni aplikuar dhe nga personat e autorizuar që punojnë me databazën e Hr.com.al. Ju mund të mësoni më tëpër për 'Politikën tonë të Privatësisë' në këtë link.
  • Kur dëshiron të ruash një vend pune, thjesht mund të shtypësh butonin në formën e zemrës (♥) në të djathtë dhe automatikisht do të shtohet tek lista e punëve të ruajtura në profilin tënd.
  • Kërkimi i një vendi pune nga ana e Punëkërkuesve është falas.
  • Në menunë HR.com.al, kliko në “Gjej punë” dhe do të hysh në faqen me listën e plotë të vendeve të punës të publikuar. Pasi të regjistroheni në faqe, mjafton që të klikoni dhe do të shfaqet butoni “Apliko ” në të djathtë në dritaren pop-up. Aplikimi dërgohet automatikisht. Nëse ende nuk ke hyrë do të shfaqet një dritare e regjistrimit.
  • Pasi ju keni bërë aplikimin për punë, CV-juaj e të gjitha informacionet e përcjellen në databazën tonë të të dhënave dhe në Profilin e kompanisë për të cilën ke bërë aplikimin. Aplikimi do të vlerësohet nga kompania e autorizuar dhe nëse përshtatesh me kërkesat e pozicionit të vendit të punës vakant shumë shpejt do të kontaktohesh nga kompania.
  • Për të ndryshuar fjalëkalimin e llogarisë tënde duhet të hysh në llogarinë tënde tek Modifiko më pas në opsionin Profil. Do të të kërkohet të shkruash fjalëkalimin e vjetër e të shtosh një të ri. Kliko Përditëso dhe ruaj ndryshimet.
  • Pasi të kryhet hyrja në llogarin tënde ose pas regjistrimit, do të shfaqet faqja “Profili i kompanisë”. Mund të ngarkosh një foto si imazh të profilit të kompanisë tënde, të shtosh ose të ndryshosh fushat e Informacioneve bazë të kompanisë, fushat e kontaktit dhe informacione të mëtejshme, përshkrimin e kompanisë tënde të rrjete sociale. Kliko përditëso për të ruajtur ndryshimet.

Për kompanitë

  • Në HR.com.al gjej butonin “Hyr” djathtas faqes. Tabela 'Hyr' përdoret vetëm nga kompanitë që janë regjistruar në faqen tonë online. Kliko në Regjistrohu që të regjistrohesh dhe zgjidh opsionin “Punëdhënës”. Plotëso formularin e kërkuar me të gjitha informacionet në lidhje me Kompaninë tënde dhe kërko kandidatët ideal.
  • Ka mënyra të ndryshme që një kompani të publikojë një vend punë me HR.com.al. Mund të postoni në Faqen kryesore, duke klikuar në “Posto një vend pune”. Nëse nuk keni një llogari është e mundur të regjistroheni në linkun poshtë. Nëse tashmë ke krijuar një llogari, mund të hysh në profilin e Kompanisë tënde. Do t’i drejtohesh linkut “Publiko një vend pune” ku mund të plotësosh fushat që lidhen me detajet e punës. Kliko në “Publiko një vend pune” dhe pasi të plotësosh formularin, vendi i punës është publikuar. Mund të gjesh linkun “Publiko një vend pune” seleksiono në fund të faqes së HR.com.al ose në pjesën e sipërme të skedës Punëdhënësit ketu.
  • Pasi të hysh në llogarinë tënde ose pas regjistrimit, do të shfaqet “Profili im”. Mund të ngarkosh një foto si imazh të profilit tënd, të shtosh, ose të ndryshosh fushat e informacioneve të kontaktit si dhe informacione të mëtejshme. Kliko 'Përditëso' për të ruajtur ndryshimet.
  • Mund të shpërndash lehtësisht vendet e punës në rrjetet e tua sociale duke klikuar në menunë “Gjej punë” në seksionin në fund të faqes e do të shfaqet lista e plotë e vendeve të punës të disponueshme në HR.com.al. Në krah të butonit “Apliko” dhe “Shto tek të preferuarat”, mund të gjesh ikonën “Ndaj”. Duke klikuar në të, mund të ndash vendin e punës në Facebook ose WhatsApp.